Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez po stërvitin së bashku gjatë mbylljes së detyruar në shtëpi, për shkak të pandemisë koronavirus.
Georgina e ka xhiruar veten dhe sulmuesin e Juventusit dhe Portugalisë duke vrapuar në rrugë pranë shtëpisë së tyre në Madeira, transmeton Gazeta Express.
Dyshja vrapo me runde në një rrugë paksa të pjerrët. Natyrisht vrapi i Ronaldos ishte shumë më i shpejtë se i të dashurës së tij.
“Rosa dhe dhia e egër”, thotë Georgina me shkak në video.
Ajo madje sugjeroi se ata duhet t’i matin kohët e tyre përkatëse për të parë dallimin e vërtetë mes dy “kafshëve”.
Cristiano Ronaldo Training with Georgina his best training partner. pic.twitter.com/o6zyNJTKFF
— King gassama1⚽️? (@kinggassama) April 8, 2020