Ronaldos ende i rrah zemra për Realin, festa e tij pas golit të Vinicius - Gazeta Express
string(71) "ronaldos-ende-i-rrah-zemra-per-realin-festa-e-tij-pas-golit-te-vinicius"

Gazeta Express

01/03/2020 23:45

Ronaldos ende i rrah zemra për Realin, festa e tij pas golit të Vinicius

Gazeta Express

01/03/2020 23:45

Edhe Ronaldo i është gëzuar golit të Vinicius Junior.

‘El Clasico’ e dytë për këtë edicion i ka takuar Real Madridit.

Skuadra e Zinedine Zidane ka mposhtur 2-0 Barcelonën në “Santiago Bernabeu”, me golat e Vinicius Junior dhe Mariano, raporton Gazeta Express.

I pranishëm në ‘Santiago Bernabeu’ ishte edhe Cristiano Ronaldo.

Për shkak të ndërprerjes së ndeshjes Juventus – Inter, ai gjeti kohë që të mbështesë ish skuadrën me të cilën luajti për 9 sezone dhe shënoi 450 gola në 438 takime dhe dhuroi 131 asistime.

Natyrisht, CR7 duket se ende i rrah zemra për Realin dhe iu gëzua tej mase golit të Vinicius Junior, kurse ky i fundit festoi në fund si ai. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement