Ronaldo, Rooney, Giggs e ‘ndihmuan’ Fernandesin t’i bashkohet Man Unitedit - Gazeta Express
string(69) "ronaldo-rooney-giggs-e-ndihmuan-fernandesin-ti-bashkohet-man-unitedit"

Gazeta Express

16/04/2020 23:50

Ronaldo, Rooney, Giggs e ‘ndihmuan’ Fernandesin t’i bashkohet Man Unitedit

Gazeta Express

16/04/2020 23:50

Cristiano Ronaldo, Wayne Rooney, Ryan Giggs të gjithë kanë luajtur një rrol të madh në vendimin e Bruno Fernandes për t’iu bashkuar Manchester Unitedit.

Kështu tha vet portugezi, që në janar i kushtoi Djajve të Kuq 55 milionë euro.

25 vjeçari ka pushtuar zemrat e të gjithëve pas vetëm pak muajsh në Old Trafford dhe është i lumtur me zgjedhjen që ka bërë.

“Kur kam qenë i ri kam shikuar futbollistët që luanin për Manchgester United dhe shihja yje, lojtarë të mëdhenj. E ka shikuar shumë kur ishte Cristiano, normal e kam bashkëvendës”, tha ai.

“Nisa ta shikoj Manchesterin me një tjetër sy, sepse përvec Cristianos këtu kanë luajtur lojtarë si Scholes, Rooney, Giggs, [Roy] Keane, [Eric] Cantona e shumë të tjerë që do të duhen orë për t’ia thënë emrat. Lojtarë të mëdhenj kanë luajtur në këtë ekip. Thjesht nuk hezitova kur mora ofertën, jam shumë i lumtur”. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement