Ronaldo në mbështetje të Italisë - Gazeta Express
string(32) "ronaldo-ne-mbeshtetje-te-italise"

Gazeta Express

11/04/2020 13:26

Ronaldo në mbështetje të Italisë

Gazeta Express

11/04/2020 13:26

Nga karantina e tij në Madeira, Ronaldo vazhdon të japë mesazhe.

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, ka shfrytëzuar rrjetet sociale për t’i inkurajuar të gjithë në luftë me koronavirusin.

Madje, ylli portugez ka publikuar një foto ku fytyra e tij është e mbuluar me flamurin e shtetit të tij Portugalisë dhe vendit ku luan Ronaldo, Italisë.

“Në këto momente shumë të vështira për botën është e rëndësishme që në të bashkohemi dhe ta mbështesim njëri tjetrin. Le kontribuojmë të gjithë për të tejkaluar këtë situatë”, shkroi Ronaldo.

Ronaldo ndodhet në vendlindjen e tij ku ishte larguar me t’u përhapur koronavirusi në Itali.

Kujtojmë se Italia është një ndër vendet më të prekura në botë nga COVID-19.

Deri më tani janë regjistruar 147,577 raste pozitive, prej tyre 18,849 kanë vdekur. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement