Roma synon që të rinovojë kontratën me Paulo Dybalan, duke i bërë një ofertë të re dhe me kushte të përmirësuara.
Kontrata aktuale e argjentinasit skadon në verën e vitit 2025, transmeton Gazeta Express.
Por, për të shmangur humbjen e tij për një çmim të ulur verën e ardhshme, Roma raportohet se po përgatitet t’i ofrojë kontratë të re “La Joya”.
Sipas raportimeve nga “Calciomercato”, klubi italian tashmë ka planifikuar një takim me agjentin e Dybalas për në tetor gjatë kohës së pushimit ndërkombëtar, kur pritet që detajet e një rinovimi të diskutohen.
Raportet fillestare sugjerojnë se Roma është e gatshme t’i ofrojë 29-vjeçarit një pagë vjetore prej 6 milionë eurosh, plus 1 milionë euro tjera si bonus – një përmirësim në krahasim me 4 milionë euro, plus bonuset, që aktualisht ai fiton në “Olimpico”.
E rëndësishmja, nëse Dybala do të binte dakord për një marrëveshje të re, klauzola e lirimit në kontratën e tij aktuale thuhet se do të hiqet.
Aktualisht, ekziston një klauzolë që lejon reprezentuesin e Argjentinës që të largohet për një klub jashtë Italisë për një çmim prej 12 milionë eurosh, ose për 20 milionë euro për klubet brenda Serie A.
Edhe dëshira e Dybalas besohet se është që të vazhdojë me Romën. Ai refuzoi një ofertë fitimprurëse nga Arabia Saudite në verë, teksa u raportua se informoi drejtorin e klubit, Tiago Pinto, për qëllimin e tij për të vazhduar qëndrimin. /Gazeta Express/
Njihni Mjekët tanë Prof. Dr. Kamil Kose Ka përfunduar studimet për mjekësi të përgjithshme dhe më pas specializimin për...