Roma përgatit ofertë për yllin e Chelseat - Gazeta Express
string(41) "roma-pergatit-oferte-per-yllin-e-chelseat"

Gazeta Express

09/04/2020 11:35

Roma përgatit ofertë për yllin e Chelseat

Gazeta Express

09/04/2020 11:35

Roma është duke i përshpejtuar përpjekjet për ta transferuar anësorin e Chelsea, Pedro, dhe raportohet se e ka përgatitur një ofertë në vlerë 3 milionë euro plus bonuse për spanjollin.

Ish-futbollisti i Barcelonës pritet të largohet nga Chelsea pas këtij sezoni, pasi nuk është në planet e trajnerit Frank Lampard, i cili e ka aktivizuar vetëm në nëntë ndeshje deri tani, transmeton Gazeta Express.

Kontrata e tij mbaron në qershor dhe mediat italiane raportojnë se Roma i ka ofruar atij ofertë me pagë vjetore 3 milionë euro plus bonuse për ta joshur të kalojë në kryeqytetin italian.

Pedro i ka zhvilluar 65 paraqitje për Spanjën, duke i shënuar 17 gola dhe duke e fituar Kupën e Botës dhe Kampionatin Evropian gjatë karrierës së tij. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement