“Giallorossi” janë të interesuar për transferimin e sulmuesit spanjoll, i cili pritet të largohet nga Chelsea gjatë verës që vjen
Eksperienca e Pedro Rodriguezit tek Chelsea po shkon drejt fundit.
Sulmuesi spanjoll është duke e kaluar vitin e fundit të kontratës me “Blues”.
Prandaj, ish-futbollisti i Barcelonës është në kërkim të një klubi të ri.
Mediumi britanik “The Mirror” raporton se interesim për kampionin e botës me Spanjën ka shfaqur Roma, përcjell “Gazeta Express”.
“Giallorossi” madje e kanë vendosur në tavolinë një ofertë për ish-përfaqësuesin spanjoll.
Pedro pas pak muajsh do të jetë lojtar i lirë dhe do ta pranonte me kënaqësi një sfidë të re në Itali.
Sidoqoftë, ai nuk e ka fshehur asnjëherë ëndrrën e tij për t’u rikthyer në Barcelonë. /Gazeta Express/