Roboti humanoid i Teslës, Optimus, rrëzohet në mënyrë të dyshimtë – nisën thashethemet se po kontrollohet nga një njeri - Gazeta Express
string(115) "roboti-humanoid-i-tesles-optimus-rrezohet-ne-menyre-te-dyshimte-nisen-thashethemet-se-po-kontrollohet-nga-nje-njeri"

AutoTech

Gazeta Express

10/12/2025 23:47

Roboti humanoid i Teslës, Optimus, rrëzohet në mënyrë të dyshimtë – nisën thashethemet se po kontrollohet nga një njeri

AutoTech

Gazeta Express

10/12/2025 23:47

Roboti humanoid i Teslës, Optimus, është rrëzuar në mënyrë të çuditshme gjatë një demonstrimi të fundit, duke ndezur menjëherë dyshime se ai nuk është aq autonom sa pretendon kompania.

Në një video që u bë virale, roboti fillon të lëvizë në mënyrë të pazakontë: tundet mbrapa, ngrit dorën lart sikur po heq diçka nga koka, dhe më pas bie me një përplasje të fuqishme.

Shumë njerëz e krahasuan këtë gjest me dikë që po heq një helmetë të realitetit virtual (VR).

Tesla Optimus
byu/Decent_Cheesecake643 inteslamotors

Në rrjetet sociale shpërthyen menjëherë thashethemet se roboti, i paraqitur si plotësisht autonom, në fakt po telekomandohej nga një operator njerëzor.

Pamjet janë regjistruar nga një përdorues i Reddit, i cili po filmonte Optimus-in teksa shpërndante shishe ujë gjatë eventit “Tesla – The Future of Autonomy Visualized” në Miami.

Pasi videoja u shpërnda gjerësisht, komentet ironike nisën të vërshonin.

Njëri shkroi: “Sinqerisht, duket sikur tipi që po e teleoperonte hoqi helmetën.”

Një tjetër tha: “Të paktën njerëzit do të kenë ende vende pune.”

Madje dikush komentoi: “S’di, po mua më duket sikur roboti thjesht vrau veten.”

A është Optimus vërtet autonom?

Edhe pse Elon Musk ka këmbëngulur vazhdimisht se Optimus është plotësisht autonom, shumë përdorues janë të bindur se roboti po kontrollohet nga distanca.

Teleoperimi funksionon duke përdorur një helmetë VR ku operatori bën lëvizjet, të cilat roboti i imiton.

Në të kaluarën, Tesla është kritikuar pikërisht për këtë: në evente publike ka përdorur robotë të teleoperuar, pa e sqaruar hapur këtë fakt.

Edhe në eventin “We Robot”, shumica e robotëve ishin kontrolluar nga operatorë të fshehtë, ndërsa gjesti i çuditshëm i Optimus-it pak para rrëzimit shtoi edhe më shumë dyshimet.

Një komentues shkroi: “Duket sikur operatori hoqi helmetën VR.”

Një tjetër shtoi me humor: “Apo i ra kafeja e nxehtë në prehër para se ra sistemi.”

Videoja nxiti edhe shqetësime për sigurinë

Përveç dyshimeve për teleoperim, disa vërejtën se roboti, duke humbur kontrollin, shkeli me forcë një shishe uji, duke e shtypur menjëherë.

“Interesante sa lehtë e shtypi shishen Optimus,” shkroi dikush.

Një tjetër u shpreh i shqetësuar: “Nëse mund të shtypë shishe kështu… mos vallë mund të shtypë dhe një kafkë?”

Një tjetër komentoi: “Ai goditje e vogël karate ishte e frikshme. Mos lejoni një të tillë t’ju bjerë përmbi qen.”

Ambicia e Musk-ut për një ushtri robotësh

Rrëzimi i robotit është veçanërisht i turpshëm për Teslën, pasi ndodhi në një event që duhej të promovonte teknologjinë Autopilot dhe robotin Optimus.

Elon Musk ka deklaruar vazhdimisht se humanoidët si Optimus do të zëvendësojnë punonjësit në fabrika dhe ambiente ku kërkohet punë e rrezikshme ose monotone.

Ai planifikon të prodhojë robotë masivisht dhe të ulë çmimin e tyre.

Sipas Musk, kur Optimus të dalë në treg në vitin 2026, do të kushtojë 20,000–30,000 dollarë, me mundësi që çmimi të bjerë më vonë.

Musk madje ka parashikuar se deri në vitin 2040, mund të ketë deri në 10 miliardë robotë humanoidë në Tokë.

Por për t’u bërë vërtet zëvendësues të njerëzve, robotët duhet të funksionojnë plotësisht autonomisht, gjë që deri tani nuk është dëshmuar.

Deri më sot, Optimus është parë vetëm duke kryer lëvizje të programuara ose duke ndjekur komandat e një teleoperatori.

Dhe nëse videoja e fundit është e saktë, Musk mund të jetë ende larg nga realizimi i vizionit të tij.

Tesla nuk ka dhënë ende koment mbi incidentin. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement