Robert Moreno, ish-kandidat për stolin e Kosovës, rrëzon skuadrën pasi mbështetej shumë te ChatGPT - Gazeta Express
string(96) "robert-moreno-ish-kandidat-per-stolin-e-kosoves-rrezon-skuadren-pasi-mbeshtetej-shume-te-chatgpt"

Sport

Gazeta Express

24/01/2026 18:33

Robert Moreno, ish-kandidat për stolin e Kosovës, rrëzon skuadrën pasi mbështetej shumë te ChatGPT

Sport

Gazeta Express

24/01/2026 18:33

Klubi rus FC Sochi përjetoi një sezon të vështirë nën drejtimin e trajnerit Robert Moreno, i cili mbështetej fort te inteligjenca artificiale për përgatitjen e skuadrës. Sipas ish-zëvendësdrejtorit të klubit, Moreno përdorte ChatGPT për të krijuar programet stërvitore dhe për të dhënë këshilla “brilante”, si të mos flesh për 28 orë para një ndeshjeje ose të zgjohet në orën 5:00 të mëngjesit.

Trajneri u mbështet gjithashtu te AI për zgjedhjen e lojtarëve — përfshirë një sulmues që nuk shënoi asnjë gol në 10 ndeshje.

Nën drejtimin e tij, FC Sochi u rrëzua nga Premier League në Ligën e Parë. Në vjeshtën e vitit 2025, Moreno u shkarkua pasi skuadra arriti vetëm një pikë nga shtatë ndeshjet e para të kampionatit.

Moreno dikur ishte përfolur si kandidat për stolin e përfaqësueses së Kosovës, mirëpo trajneri spanjoll vendosi të merrte drejtimin e skuadrës ruse. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement