Rivaldo: Xavi do të kishte presion të madh në Barcelonë, shkaku i ngjashmërive me Guardiolën - Gazeta Express
string(90) "rivaldo-xavi-do-te-kishte-presion-te-madh-ne-barcelone-shkaku-i-ngjashmerive-me-guardiolen"

Rivaldo: Xavi do të kishte presion të madh në Barcelonë, shkaku i ngjashmërive me Guardiolën

Gazeta Express

03/04/2020 14:33

Ish-ylli i Barcelonës, Rivaldo, beson se Xavi do të bëhet trajner i katalonasve në të ardhmen falë njohurive të tij të thella për klubin, si dhe beson se spanjolli e ka temperamentin dhe idetë e duhura për t’u bërë trajner i suksesshëm.

Kampionia në fuqi e La Ligës mbajti negociata me ish-kapitenin e skuadrës, Xavin, pasi vendosi ta shkarkojë Ernesto Valverden nga pozita e trajnerit në fillim të këtij viti. Megjithatë, Xavi, që tani është trajner i klubit nga Katari Al Sadd, e refuzoi Barcelonën, por duke e lënë mundësinë që të kthehet në Camp Nou në të ardhmen, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Xavi ka folur sërish së fundi për dëshirën e tij për t’u kthyer si trajner te ish-klubi i tij, edhe pse spanjolli tha se ai do të kërkojë që të mos ketë asnjë person “toksik” në zhveshtore nëse ai emërohet trajner në të ardhmen.

Legjenda e futbollit brazilian, Rivaldo, e paralajmëroi Xavin se ai do të përballet edhe me më shumë presion në Camp Nou për shkak të reputacionit të tij dhe ngjashmërive me ish-trajnerin e tij në Barcelonë, Pep Guardiolën.

“Unë besoj se Xavi do të bëhet trajner i Barcelonës në të ardhmen, pasi që ai jo vetëm që është një person i mirë që e njeh klubin në detaje, por ai duket se është edhe trajner shumë cilësor”, ka thënë Rivaldo.

“Në momentin e duhur, ai do ta dijë se ka ardhur koha që ai të bëhet trajner i Barcelonës dhe pastaj ai do të tentojë ta bëjë skuadrën e tij në Barcelonë të ngjashme me gjeneratën e artë në Camp Nou”.

“Presioni për ngritjen e nivelit në klub do të jetë i madh, veçanërisht pasi që ai e ka pasur një karrierë profesionale të ngjashme me Pep Guardiolën, një lloj stili të lojës identik dhe ai mund ta replikojë sistemin në të cilin ishte bërë mjeshtër si lojtar i Guardiolës”. /Gazeta Express/