Rita Ora pritet të publikojë muzikë të re në kuadër të një seriali të ri në Netflix.
Këngëtarja e hitit How We Do, 34 vjeç, ka qenë së fundmi në studio duke përgatitur një këngë për reality show-n e njohur të takimeve Love Is Blind UK.
Sipas raportimeve, ajo pritet të publikojë një këngë të titulluar Joy – një baladë e fuqishme për “gjetjen e paqes së brendshme” – e cila pritet të dalë në ditët në vijim.
Një burim për The Sun tha:
“Nuk është sekret që Rita e adhuron dashurinë, ndaj ajo e kapi menjëherë mundësinë për të regjistruar një këngë për Love Is Blind UK.”
Ajo pritet të publikojë së shpejti albumin e saj të katërt në studio, por “Joy” nuk do të jetë pjesë e tij.
Kjo këngë është përshkruar si një “mini projekt anësor” dhe jo pjesë e albumit të ri.
“Kënga do të përdoret në shfaqje dhe do të jetë e disponueshme për streaming, por nuk ka plane për një videoklip apo promovim të gjerë”, shtoi burimi.
Së fundmi, Rita zbuloi se Beyoncé ka qenë gjithmonë “mbrojtësja e saj”, ndërsa foli për spekulimet që e lidhën atë me etiketimin famëkeq si “Becky me flokët e bukura.”
Albumi i famshëm i Beyoncé-s Lemonade i vitit 2016 përmbante tekste të thella për tradhtinë, dhe në këngën Sorry, ajo përmendte një grua misterioze.
Fansat spekuluan gjerësisht se bëhej fjalë për një tradhti të mundshme nga bashkëshorti i Beyoncé-s, Jay-Z, me një grua të quajtur “Becky”, dhe teoritë rreth identitetit të saj shpërthyen në internet.
Rita u gjend në qendër të këtyre spekulimeve, pasi u akuzua gabimisht se kishte pasur një lidhje me Jay-Z – akuzë që ajo e hodhi poshtë publikisht.
Tani, Rita – e cila në atë kohë ishte pjesë e labelit të Jay-Z, Roc Nation – ka zbuluar se ishte thellësisht e lënduar nga këto pretendime, pasi Beyoncé gjithmonë kishte qenë “mbrojtësja e saj.”
Duke folur në podcast-in Begin Again të Davina McCall, Rita u shpreh:
“Pas dyerve të mbyllura, [Beyoncé] ishte si zana a ime, ajo ishte mbrojtësja ime – kjo është e çmendur, sepse mes nesh kishte vetëm dashuri.”
Rita gjithashtu pranoi se në fund të të njëzetave ndihej “e shëmtuar”, sepse “nuk ishte aq e dobët sa të tjerët”.
Këngëtarja foli hapur për vetëbesimin dhe marrëdhënien me trupin e saj në podcast-in Happy Place të Fearne Cotton, në partneritet me projektin Dove Self Esteem.
Rita tregoi se si ka ndryshuar marrëdhënia e saj me trupin në vitet e fundit, duke rrëfyer se dikur ndjente se trupi i saj nuk ishte “tërheqës”.
“Mendoj se për mua, ideja për të pasur një pamje të caktuar në fund të të njëzetave, ishte kur fillova ta ndjeja këtë gjë. Kisha pak energji, nuk kujdesesha për trupin tim, sëmuresha shpesh dhe nuk ndihesha sikur trupi im ishte i bukur,” tha ajo.
“Dhe nuk pranoja idenë që – okej, nuk jam aq e dobët sa të tjerët – dhe për këtë arsye jam e shëmtuar. Dhe kjo është vërtet e trishtueshme kur e kujtoj, sepse tani e di që nuk ishte e vërtetë.”
“Është njësoj si të kritikosh veten e re, siç bëhet në terapi – dhe e kupton që ajo vajzë e re ishte vërtet e bukur.” /GazetaExpress/
Axians, marka e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit e VINCI Energies, hapi vendndodhjen e saj të sapo ndërtuar në...