Peggy Gou ishte ndër DJ-të më të njohur ndërkombëtarë që performoi para mijëra spektatorëve në edicionin e sivjetëm të Festivalit Sunny Hill në Prishtinë.
Kompozitorja e hitit “Na Na Na” duket se është larguar me përshtypje të jashtëzakonshme për Kosovën e po ashtu edhe për publikun entuziast, të cilit i dhuroi një performancë spektakolare.
Menjëherë pas përfundimit të festivalit, Peggy Gou ndau emocionet e saj në rrjetet sociale, duke veçuar Kosovën dhe eksperiencën unike që përjetoi në Sunny Hill. Artistja koreano-jugore u shpreh e mahnitur me publikun dhe atmosferën.
“Kosovë, wow! @sunnyhillfestival ❤️ është hera ime e parë këtu – çfarë publiku! Faleminderit që vallëzuat në shi, dhe faleminderit familjes Lipa për ftesën!” – shkroi ajo, duke ndarë disa nga përshtypjet më të bukura nga festivali.

Sunny Hill Festival mbylli me sukses edicionin e këtij viti, duke sjellë emra të mëdhenj të muzikës botërore si Shawn Mendes, Fatboy Slim, Anyma dhe Mochakk.
Në natën hapëse, Dua Lipa, bashkëthemeluese e festivalit, ndezi atmosferën me një performancë madhështore, duke e kthyer ngjarjen në një festë të paharrueshme për publikun vendas dhe ndërkombëtar.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...