Artisti ‘I Am I’, ka bërë ndërhyrje në hapësirat publike në kuadër të kampanjës së artit politik përfshirë: “S’duam, s’duam babën”, “Nën’toka” dhe “Në Kosovë, Martini nuk është vetëm pije alkoolike”.
Herën e fundit që në hapësirat publike në vendin tonë është bërë ndonjë ndërhyrje artistike me qëllim kundërshtimin e sistemit, nuk e mbajmë mend. Artistet në Kosovë, përfshirë edhe ata të artit konceptual nuk është që u revoltuan, duke qenë të kënaqur me mënyrën e trajtimit të tyre ose duke pretenduar se janë të tillë. Ndërhyrjet publike që ende vazhdojnë të vërehen tek tuk në objekte të kryeqytetit janë ato që kanë mbijetuar nga ‘Manifesta 14’ që u mbajt në vitin 2022.
Revolta si embrion i artit
Historikisht, arti ka qenë i mbështjell me dozë revolte, si pasoj e revoltës u ndikuan shumë reforma që kishin për bazë mirëqenien e individit dhe të shoqërisë. Në ndërhyrjen e parë artistike “S’duam, s’duam Babën”, para na vendoset një tjetër dimension i ngjarjes, për një thirrje e cila në vendin tonë u bë e famshme kohëve të fundit sidomos në kohë fushate para zgjedhjeve, një pyetje që nuk u dëgjua të behet është kjo: ku është burimi i kësaj thirrje dhe a është thjeshtë një thirrje.
Në konceptin e ndërhyrjes thuhet kështu:
Në histori pak mund të kenë dëgjuar për Haxhi Qamilin, por historikisht të gjithë janë përballuar me qëllimin e tij famkeq. Megjithëse, ai jetoi para një shekulli, ideja e tij nuk ka vdekur akoma. Përpjekjes për krijimin e një Shqipërie demokratike, Haxhi Qamili, në vitin 1914 iu kundërvua me idenë e dominimit të figurës së “BABËS” – si alternativë politike në kurriz të demokracisë. Slogani i popullarizuar “DUAM, DUAM BABËN”, ishte reaksion kundër mundësisë për shoqëri demokratike. Ajo thirrje fatale e para një shekulli vazhdon të jehon ende – tani në Kosovë. Një shekull pas, kërkesa për “BABËN” si alternativë politike tek masa dhe për masën, sot është duke u përjetuar zëshëm. “Nevoja e domosdoshme për “BABËN” apo domosdoshmëria e nevojshme e “BABËS”?!” – Kulti i individit i mishëruar me Kultin e babës, “Kurtin Babë” na prezantohet sot si zgjidhja e të gjitha problemeve. Roli biologjik i babës konvertohet në aksion politik hegjemonik. Kështu idetë dhe alternativat zhvlerësohen, sepse “Baba i dinë të gjitha”. Ndarja e pushteteve suprimohet sepse “Baba është i zoti t’i bëj të gjitha”. Demokracia si liri veprimi dhe shprehje vdes duke u krijuar vetëm një autoritet suprem nga ku lindin të gjithë të vërtetat.
Në hapësirat e kryeqytetit disa nga sloganet e vendosura të artistit janë dëmtuar. Një akt i tillë i kundërpërgjigjes se tjetrit ndaj një ndërhyrje në hapësira publike i liron rrugë konfrontimit pro dhe kundër politikës në Kosovë, pro dhe kundër sistemit aktual politik. Pa një ndërhyrje të tillë nuk ka një konfrontim të tillë, nuk do të kishte, ashtu siç nuk ka patur tek ne për shumë vite me radhë. Është e çuditshme dhe shqetësuese njëkohësisht që madje edhe hapësirat alternative në Kosovë nuk tentojnë të revoltohen ndaj fenomeneve të caktuara në shoqëri. Nuk shohim as individ që realizojnë nisma të tilla. Kjo mund të jetë për shumë arsye, në Kosovë artistet janë grupi më kënaqur, ose për shkak që fondet e marra nga MKRS nuk lejon madje as hapësirat as individët të jenë të pavarur dhe si të tillë, revoltën e shohin si diçka të largët, të pa arritshme.
A është Martini vetëm pije alkoolike?
Dy ndërhyrjet tjera artistike piketojnë direkt politiken në vendin tonë, dy figurat kryesore të udhëheqjes së vendit tash e katër vite. Ideja dhe koncepti i artistit (të cilat kanë burim që nga fillimi i pushtetit aktual tek ne) aq sa logjikshëm vijnë edhe në mënyrë thumbuese. Sfondi i tyre është mëton të jetë i qëndrueshëm për ta dhen si rezultat dyzimin artistik i cili nxjerr në pah fytyra dhe një shishe alkool.
“Koncepti “NËN’TOKA” …tek puseta e BABËS – nën sipërfaqen e kanalizimit të diktatit, kanalizohen jashtëqitjet mbi kanalin propagandistik – nga Nëna e NËN’TOKËS…!!!! Është ajo apo figura e saj – apo ajo si figurë që George Orwell tek 1984 e çmitizoi duke e vendosur në pah alegorikisht?! Kush (s’)është Dejona Mihali – “Nën’toka apo Nën’koka???”.
Ideja për ta sjell fytyra të politikaneve në vendin tonë me sfonde shpjeguese interesante ka një tjetër qellim pos revoltës artistike, që ka të bëjë me qëndrueshmërinë e kësaj revolte.
Ndërhyrja e tretë ishte ajo që u dëmtua, e vendosur në sheshin e Prishtinës, dikujt nuk i pëlqeu ideja artistike, ose thjesht nuk i pëlqeu fytyra e kryeministrit të tij ngjitur për shishes së martinit.
“Në Kosovë, Martini nuk është vetëm pije alkoolike… Mund të jetë përzierje kokteji mes mafisë energjetike ballkanike dhe krimit ekonomik kosovar. …Martini në Kosovë është vetë dehja. Gotë e gjatë dhe ullinj të freskët – jo shishe e akullt MARTINI & ROSSI, por Martini & Albini. (He is hungover during this election campaign because for four years of governance, he has been drinking Martini).”
…
Çështja e mos revoltës artistike në Kosovë, ose thjesht kritika del të jetë e njëjtë me sindromin e të gjithë shoqërisë në vendin tonë, që sikur i përkasin një agonie kolektive, duke mos qenë të kënaqur me asnjë gjë dhe duke mos reaguar ndaj asnjë gjëje.
Megjithatë në shoqëritë demokratike reagime priten nga këto grupe shoqërore edhe për impaktin që kanë edhe për rëndësinë e artit në sferën publike, edhe për kreativitetin që karakterizon artistet në mesazhet e tyre.
Mënyra se si i shohin këto ndërhyrje masa, dallon, e mira e nismave të tilla, qëndron pikërisht në faktin se disa nga ne pajtohemi me to dhe mesazhet e tyre, disa nga ne jo. Në të dyja rastet e bëjmë nëse veç na u prezantohet diçka e tillë, pa qenë ndërhyrja, revolta, ne nuk e kuptojmë qëllimin, nuk do ta kuptojmë kurrë. Prandaj a e duam a se duam babën, kjo është çështja!
/Express