Rikthim spektakolar, Guild Eagles një fitore larg Majorit - Gazeta Express
string(56) "rikthim-spektakolar-guild-eagles-nje-fitore-larg-majorit"

Rikthim spektakolar, Guild Eagles një fitore larg Majorit

eSPORTS

Gazeta Express

21/02/2024 19:48

Guild Eagles e kanë shënuar edhe fitoren e dytë në kualifikimet për Major.

Ekipi shqiptar në CS2 triumfi 2:1 ndaj ekipit Preasy, shkruan Gazeta Express.

Preasy triumfoi në map-in e parë “Inferno” me rezultat 13:6 për të marrë avantazhin e parë.

Shqiponjat tona u rikthyen duke e fituar “Ancient-in” 13:7 dhe duke e dërguar ndeshjen në map-in vendimtar, “Overpass”.

Aty, Guild Eagles fituan me rezultat 13:9 për të vazhduar tutje.

Nesër, ekipi kosovar do ta luajë ndeshjen vendimtare dhe në rast fitoreje kualifikohen në turneun më të madh në botë në Counter-Strike 2.