Rikthehet Superliga e basketbollit, këto dy ndeshje do të zhvillohen sot - Gazeta Express
string(71) "rikthehet-superliga-e-basketbollit-keto-dy-ndeshje-do-te-zhvillohen-sot"

Sport

Gazeta Express

07/01/2023 9:18

Rikthehet Superliga e basketbollit, këto dy ndeshje do të zhvillohen sot

Sport

Gazeta Express

07/01/2023 9:18

Garat në elitën e basketbollit rikthehen në aksion këtë fundjavë, ku zhvillohet xhiroja e 17-të në Prince Caffe Superligë.

Ndeshja e parë e kësaj xhiro zhvillohet mes Rahovecit dhe Trepçës.

“Vreshtarët” janë në vendin e fundit në renditje me dy fitore e 13 humbje, kurse mitrovicasit janë në vendin e katërt me tetë fitore e tetë humbje.

Këtë të shtunë do të zhvillohet edhe takimi mes skuadrave prizrenase, Bashkimi dhe Ponte Prizreni, por kjo përballje zhvillohet në Therandë, për shkak se, palestra në Prizren është në renovim.

Bashkimi ka gjashtë fitore e dhjetë humbje, kurse Ponte Prizreni ka gjashtë fitore e nëntë humbje.

E shtunë

17:00 Rahoveci – Trepça

19:00 Bashkimi – Ponte Prizreni  

Dy ndeshjet tjera të kësaj jave, Peja – Golden Eagle Ylli dhe Sigal Prishtina – Vëllaznimi, do të zhvillohen të dielën. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement