Rikthehet 3x3 Prishtina, Ngjarja Sportive më Atraktive në Vend: Lansohen Dresat 2021 - Gazeta Express
string(82) "rikthehet-3x3-prishtina-ngjarja-sportive-me-atraktive-ne-vend-lansohen-dresat-2021"

Basketboll

Gazeta Express

11/06/2021 12:20

Rikthehet 3×3 Prishtina, Ngjarja Sportive më Atraktive në Vend: Lansohen Dresat 2021

Basketboll

Gazeta Express

11/06/2021 12:20

3×3, një nga ngjarjet sportive më atraktive në qytetin e Prishtinës rikthehet edhe këtë vit me edicionin e saj të 4-të me datën 27 Qershor 2021 nga ora 15:00 në Amfiteatrin e Gërmisë. Kjo ngjarje është një ditë e plotë kushtuar kulturës sportive dhe urbane ku qejfi dhe basketbolli bëhen një. Përveç turnireve, do të ketë edhe aktivitete zbavitëse, muzikë, performancë live dhe shumë shpërblime për pjesëmarrësit, ku ndër të tjera, ekipet pjesëmarrëse do të shpërblehen me:

  • Orë G-Shock
  • Anëtarësim 1 vjecar në Gym

3×3 Prishtina ka lansuar edhe edicionin i ri të dresave të cilat përmbajnë detaje dhe elemente të ndryshme nga kryeqyteti. Dresat janë në dispozicion në 5 ngjyra të ndryshme, prej të cilave mund të përzgjedhni: Black Karat, Capital Blue, Pink Edition, Red Nation & White Vice. Dresën e personalizuar me emrin dhe numrin e juaj mund ta porositni tani në uebfaqen e 3×3 Prishtina: https://3x3prishtina.com/product/3×3-prishtina-unisex-jersey-2021/

Lexo Edhe:

Hyrja është e hapur për të gjithë qytetarët që dëshirojnë të jenë pjesë e këtij turniri, ku mund të përcjellin lojët e ekipeve, shijojnë muzikën, aktivitete e tjera të shumta të organizuara nga 3×3 dhe partnerët e tyre, si dhe të krijojnë shoqëri të reja. Shihemi në Gërmi me 27 Qershor, Join the Culture!