Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Rijat Shaqiri përmes një postimi në profilin e tij ka dalë në mbështetje të ambasadorit Denion Meidani duke kërkuar përgjegjësi nga Ministria e Punëve të Brendëshme për urrejtjen e shfaqur ndaj shqiptarëve dhe në veçanti ndaj ambasadorit Denion Mejdani.
Sot nga portale të ndryshme po lexojmë mllefin dhe urrejtjen e shfaqur ndaj shqiptarëve, por në veçanti ndaj ambasadorit shqiptar Denion Meidani.
Kërkoj nga Ministria e Punëve të Brendshme që me urgjencë të hetojë këto raste të gjuhës së urrejtjes dhe këtë shfrenim të papranueshëm njerëzor.
Askush të mos harrojë se ky shtet është shteti ynë i përbashkët dhe se bashkëjetesa, respekti dhe dinjiteti duhet të mbrohen nga të gjithë. Urrejtja nuk i shërben askujt, ndërsa paqja dhe respekti reciprok janë vlera që duhet t’i ruajmë me çdo kusht
tag_katrorimaqedoni_2