Rezulton me Covid një punonjës, Ambasada në Romë pezullon punën - Gazeta Express
string(62) "rezulton-me-covid-nje-punonjes-ambasada-ne-rome-pezullon-punen"

Gazeta Express

14/10/2020 21:39

Rezulton me Covid një punonjës, Ambasada në Romë pezullon punën

Gazeta Express

14/10/2020 21:39

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë ka pezulluar përkohësisht shërbimet pasi një person, pjesë e stafit ka rezultuar pozitiv me Covid. Në njoftim thuhet se do të bëhet dezinfektimi i mjedisve dhe brenda ditës së nesërme do të bëhet një njoftimi dytë se kur do të rihapet Ambasada.

NJOFTIM

‼️

Të nderuar bashkatdhetarë!

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë njofton se nesër, datë 15 tetor 2020, Zyra Konsullore e saj pezullon përkohësisht të gjitha shërbimet.

Duke kërkuar mirëkuptimin tuaj për këtë njoftim të menjëhershëm, i kushtëzuar nga identifikimi i një rasti pozitiv ndaj Covid-19, ju bëjmë me dije se po merren të gjitha masat për dezinfektimin e të gjitha mjediseve tona dhe mbetemi në pritje të rezultateve të testimeve të kryera për Covid-19, për të gjithë punonjësit e Ambasadës në Romë, në mënyrë që të rifillojmë shërbimin sa më parë dhe me masat e nevojshme të sigurisë. Brenda ditës së nesërme do të njoftoheni për rifillimin e shërbimeve.

Lutemi të mos paraqiteni pranë Ambasadës Shqiptare në Romë dhe të respektoni këtë njoftim duke mbrojtur në këtë mënyrë veten dhe të afërmit tuaj.

Takimi i gjithsecilit do të zhvendoset në momentin më të afërt dhe të sigurt.

Faleminderit!

?NJOFTIM‼️ Të nderuar bashkatdhetarë! Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë njofton se nesër, datë 15 tetor…

Pubblicato da Ambasciata d'Albania in Italia / Ambasada e Shqipërisë në Itali su Mercoledì 14 ottobre 2020