Deputetja e zgjedhur e Kuvendit të Kosovës nga komuniteti boshnjak, Emilia Rexhepi tha se sot deputetët kanë obligim të votojnë për kryetarin e Kuvendit dhe nënkryetarët.
Rexhepi tha para seancës konstituive se “sot është ditë e rëndësishme për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, edhe për deputetët një rast solemn, i veçantë”.
“Ne kemi obligim si deputetë ta votojmë kryetarin e Parlamentin, nënkryetarët dhe ta hapim rrugën për formimin e qeverisë”, tha ajo.
E pyetur nëse ajo do të jetë pjesë e kabintetit të ri qeveritar, Rexhepi tha: “Nuk e di ende. Sot ne votojmë për Parlamentin”.
Ajo u pyet edhe nëse ka diskutuar për këtë me kryeministrin në detyrë, kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
“Vazhdimisht, çdoherë ne kemi takime”, tha Rexhepi.