Pas ditëve me temperatura ekstreme dhe zjarre në të gjithë vendin, reshjet e dendura të shiut kanë ndihmuar në shuarjen e 90% të vatrave aktive. Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara, konfirmoi se situata është stabilizuar dhe se zjarret në zonat më problematike si Vlora, Delvina, Dibra, Korça dhe Parku i Prespës janë neutralizuar.
Në 24 orët e fundit janë raportuar 34 vatra, por shumica prej tyre janë vënë nën kontroll. Strukturat e Mbrojtjes Civile dhe zjarrfikësit mbeten në gatishmëri për çdo riaktivizim të mundshëm, veçanërisht në zonat malore.
Gjatë ditëve të fundit, mbi 1000 forca, helikopterë dhe një avion italian Canadair kanë qenë në operacione për shuarjen e flakëve. Ministria e Mbrojtjes publikoi pamje nga droni Bayraktar, që ka survejuar dhe skanuar territorin për zjarre.
Për nesër parashikohet mot i kthjellët me temperatura deri në 33°C.
Një mënyrë më e lehtë dhe më e sigurt për të paguar me iPhone, Apple Watch, iPad, Mac dhe...