Reshjet e mëdha të borës shkaktojnë shtyrjen e ndeshjes basketbollistike Zvicër – Kosovë - Gazeta Express
string(86) "reshjet-e-medha-te-bores-shkaktojne-shtyrjen-e-ndeshjes-basketbollistike-zvicer-kosove"

Sport

Gazeta Express

21/11/2024 18:42

Reshjet e mëdha të borës shkaktojnë shtyrjen e ndeshjes basketbollistike Zvicër – Kosovë

Sport

Gazeta Express

21/11/2024 18:42

Ndeshja ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës, e paraparë të niste në orën 19:30, është shtyrë përkohësisht, deri në njoftimin e radhës. Ndeshja Zvicra – Kosova i takon parakualifikimeve evropiane për Botërorin e vitit 2027. 

Kosova pas dy ndeshjeve në Grupin A zë vendin e tretë, me një fitore e një humbje. 

Zvicra ka dy fitore nga po aq ndeshje të luajtura, shkruan Gazeta Express.

“Ndeshja ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës është shtyrë për shkak të reshjeve të mëdha të borës në Zvicër dhe problemeve të ekipit të Zvicrës për të qenë në kohë për këtë sfidë. Federata e Basketbollit e Kosovës do të ju njoftojë me kohë sa i përket kësaj ndeshje. Takimi është dashur të fillojë nga ora 19:3”, ka shkruar Federata e Basketbollit e Kosovës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement