Reshitaj: Qytetarët i besojnë gjeneratës së re politike - Gazeta Express
string(54) "reshitaj-qytetaret-i-besojne-gjenerates-se-re-politike"

Reshitaj: Qytetarët i besojnë gjeneratës së re politike

Lajme

Gazeta Express

01/12/2020 21:03

Deputetja e AAK’së, Albena Reshitaj, ka biseduar lidhur me zgjedhjet e komunës së Podujevës, teksa ka thënë se qytetarët po vendosin në krye të pushtetit gjeneratat e reja politike.

“Zgjedhjet në Podujevë duhet parë si deklarim demokratik i qytetarëve të komunës së Podujevës. Për mua, si dhe AAK’ja, ka shumë rëndësi, të besojmë në idenë për ndryshim politik, si dhe reflektim. Qytetarët e vendit duan politikbërja e Kosovës të jetë e fokusuar në mirëqenie të qytetarëve. Këtë mendojnë që ta bëjnë gjeneratat me mendësi të re politike.  Fryma e ndryshimit duhet të shihet në çdo parti politike”, ka deklaruar Reshitaj në RTV Dukagjini, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ajo tutje ka thënë se partia e saj është pro zgjedhjeve.

“AAK është për zgjedhje, por mbi të gjitha është për zgjidhje”, ka thënë ajo.

Reshitaj nuk ka dashur të përmendë emra, në pyetjen se kush bënë pjesë në gjeneratën e re në politikë. /Gazeta Express/