Reperi i njohur e refuzon McGregorin për foto, eksalon ylli i UFC-së - Gazeta Express

Rozë

Gazeta Express

15/09/2021 13:14

Reperi i njohur e refuzon McGregorin për foto, eksalon ylli i UFC-së

Rozë

Gazeta Express

15/09/2021 13:14

Derisa të gjithë ishin të fokusuar në dukjen dhe paraqitjen e tyre në tapetin e kuq të MTV VMAs 2021, kështu nuk dukej edhe Conor McGregor.

Ylli i UFC-së derisa po kalonte para fansave, kishte vërejtur se aty është edhe reperi Machine Gun Kelly.

Lexo Edhe:

Irlandezi nuk ngurroi t’i kërkonte një foto të dashurit të Megan Fox, e që aty eskaluan gjërat.

Machine Gun Kelly e refuzoi ‘The Notorious’ që të dilnin së bashku në foto dhe ky i fundit hodhi një pije në drejtim të tij.

U dashtë që të ndërhynte sigurimi që të mos eskalonte situata më tej, me dyshen që më pas u shpëndanë në drejtime të kundërta.

McGregor pas incidentit nuk dëshiroi të zbulonte se i kërkoi reperit një foto, por që TMZ raporton se ishte një gjë e tillë.