Rënia e dronit në Mitrovicë, dëshmitari jep versionin e tij - Gazeta Express
string(58) "renia-e-dronit-ne-mitrovice-deshmitari-jep-versionin-e-tij"

Lajme

Gazeta Express

23/03/2022 16:42

Rënia e dronit në Mitrovicë, dëshmitari jep versionin e tij

Lajme

Gazeta Express

23/03/2022 16:42

Një dron ka rënë sot në lagjen “Bair” të Mitrovicës, shkruan Gazeta Express.

Banori i shtëpisë ku ka rënë droni ka treguar se si ai fillimisht kishte rënë në ballkonin e shtëpisë e më pas në tokë.

Lexo Edhe:

Sipas tij, në momentin kur ka rënë ai ka bërë zhurmë dhe se ka qenë i pajisur me kamerë.

Qytetari tregon se si vet ia kanë hequr baterinë.

“Këtu ka rënë në ballkon dhe nga ballkoni ka rënë këtu në tokë. Do krahë e do sene iu kanë çmontu. Na e kemi kap, e kemi prek me dorë, e kemi kontrolluar. I ka pas do letra dhe i kanë shkruar do numra, por nuk ka pasur një flamur ose diçka tjetër”, ka thënë ai.

Ai tregoi se si droni ishte i gjatë rreth 3 metra e gjysmë.

Krahët i ka pas tri metra, 3.5 dhe një metër ka qenë gati i gjerë. E ka pas një zhurmë. Ka qenë me kamera me krejt, me parashutë ka qenë. punojke. Tani na e kemi kap në dorë dhe e ka pasur një zhurmë si me dasht me u nis, por e kemi kap dhe ja kemi heq baterinë edhe u ndal. Po vet ja kena heq se zhurme jena tut prej tij”, ka thënë ai.

Sipas gazetarit të “Jep Zë”, droni është tërhequr nga Policia e Kosovës.

E këta të fundit ende nuk e kanë konfirmuar këtë rast.

Express do të ju mbajë të informuar për rastin.