Boksieri ynë, Remzo Mustafic, ka siguruar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian për të Rinj (17-18 vjeçarë), që po mbahet në Budva të Malit të Zi
Sonte ai e mposhti Manuchar Kriheli të Izraelit, kategoria -91 kg, në një luftë të të fortë ku u shkëmbyen shumë goditje dhe të dy boksierët u ndëshkuan me nga një vërejtje publike nga gjyqtari në ring.
Gjithçka nga vetja dha Remzo ne raundin e tretë dhe krijoi epërsi dhe me plot mërit gjyqtaret e shpallen fitues boksierin nga Kosova Remzo Mustafic.
Remzo të premten lufton në gjysmëfinale përballë boksierit Mykyta Gorbatenko nga Ukraina.
Drejtësinë në këtë Kampionat po ndan dhe gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli. /GazetaExpress/