Receta e Linda Halimit, kështu i humbi 50kg këngëtarja - Gazeta Express
string(55) "receta-e-linda-halimit-keshtu-i-humbi-50kg-kengetarja-2"

Gazeta Express

20/08/2020 7:57

Receta e Linda Halimit, kështu i humbi 50kg këngëtarja

Gazeta Express

20/08/2020 7:57

Këngëtarja Linda Halimi është kthyer në frymëzimin e të gjithëve për shkak të humbjes në peshë. Ajo nuk e ka mbajtur për vete sekretin e suksesit. Ka zbuluar dietën ushqimore që e ndihmoi të rrëzonte 50 kilogramë.

Kështu, për hidratim, Linda konsumon rreth 1.41 litër ujë në ditë. Mëngjesi: 3 vezë të skuqura me një filxhan me kërpudha të pjekura në skarë, qepë dhe speca. 1 gotë lëng portokalli.

Lexo Edhe:

Dreka: 1 vezë të skuqur me një filxhan oriz të mbushur me kërpudha të skarës, qepë dhe speca. Ushqim të shpejtë (Snack): 1 filxhan me mix manaferrash, çaj mente ose çaj i gjelbër. Darka: Smoothie me qumësht bajamesh, manaferrash ose ananasi.

Pas darke: 1 tas me 60 ml kos dhe miks manaferrash. Linda ka thënë ndër të tjera se ajo nuk ushqehet me karbohidrate pas orës 5 të pasdites, por gjatë ditës, para se të bëjë palestër ose të ngjitet në skenë, ha makarona ose rizoto (oriz), shkruan Living.

Ndërkohë që ka 5 vite pa ngrënë një copë picë. Linda ka pasur sukses të padiskutueshëm në këtë sfidë me veten e saj. Në një fotografi që ajo e kishte publikuar në llogarinë e saj në Instagram, shihej transformimi i pabesueshëm i saj.

Mes tjerash, ajo kishte shkruar: “Dikur… 2009-2018! Puna e madhe shpërblehet. Çelësi i gjithçkaje në jetë është të mos heqësh dorë, madje edhe kur dhemb. A s’është kjo mënyra se si kemi lindur për t’ia filluar? Dëshira për sukses duhet të jetë më e madhe se dhimbja! Sepse “çfarë nëse” dhemb më shumë!”.