Realizohen 46 inspektime, ndalohet puna në 17 vendpunishte të ndërtimit - Gazeta Express
string(70) "realizohen-46-inspektime-ndalohet-puna-ne-17-vendpunishte-te-ndertimit"

Lajme

Gazeta Express

29/04/2026 8:42

Realizohen 46 inspektime, ndalohet puna në 17 vendpunishte të ndërtimit

Lajme

Gazeta Express

29/04/2026 8:42

Inspektorati Qendror i Punës, në zbatim të vendimit të ministrit të MPFVLÇ-së dhe në përputhje me mandatin e tij ligjor, ka ndërmarrë aksion të jashtëzakonshëm inspektues në sektorët me rrezikshmëri të lartë, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Inspektorati Qendror i Punës ka paraqitur rezultatet e inspektimeve të ditës së dymbëdhjetë të realizuara në kuadër të këtij aksioni.

Në përfundim të aksionit, të gjitha subjektet që kanë rezultuar me ndalim të punimeve me automatizëm u procesuan në Gjykatat për kundërvajtje, përkitazi me shkeljet e konstatuara.

Sipas Ministrisë janë bërë 46 inspektime dhe 37 ri-inspektime.

Në 17 vendpunishte u ndaluan punimet, ndërsa në 9 sosh u lejuan.

Inspektorati shqiptoi 20 vërejtje dhe regjistroi 14 raste të eliminimit të parregullsive.

Advertisement
Advertisement
Advertisement