Presidenti i SHBA, Donald Trump i ka udhëzuar ndihmësit e tij të përgatiten për një bllokadë të zgjatur ndaj Iranit, raportoi “The Wall Street Journal”
Duke cituar zyrtarë amerikanë, raporti thekson se në takimet e fundit, Trumpi ka zgjedhur të vazhdojë të shtrëngojë ekonominë dhe eksportet e naftës së Iranit duke parandaluar transportin detar për në dhe nga portet e tij.
Sipas zyrtarëve ai vlerësoi se opsionet e tij të tjera, rifillimi i bombardimeve ose tërheqja nga konflikti mbartnin më shumë rrezik sesa mbajtja e bllokadës
SHBA-ja dhe Izraeli nisën ofensivë të përbashkët kundër Iranit më 28 shkurt, duke bërë që Teherani të përgjigjej me sulme ndaj asaj që e përshkroi si interesa amerikane në të gjithë rajonin, shumë prej tyre në vendet e Gjirit.
Një armëpushim u njoftua më 8 prill përmes ndërmjetësimit pakistanez, i ndjekur nga bisedime të organizuara në Islamabad më 11-12 prill, por negociatat përfunduan pa një marrëveshje.
Trumpi më vonë tha se armëpushimi ishte zgjatur me kërkesë të Pakistanit në pritje të një propozimi nga Teherani.
Ai sinjalizoi të hënën se nuk kishte gjasa ta pranonte propozimin e fundit të Iranit për t’i dhënë fund luftës, pasi Teherani propozoi një plan për të rihapur Ngushticën e Hormuzit, duke i lënë pyetjet në lidhje me programin e tij bërthamor për negociata të mëvonshme.