Reali insiston për Alaban - Gazeta Express

Reali insiston për Alaban

Sport

Gazeta Express

01/04/2020 15:40

“Los Blancos” synojnë ta transferojnë gjatë verës që vjen mbrojtësin e majtë të Bayern Munichut, në vend të brazilianit Marcelo, i cili mund t’i bashkohet Juventusit

Real Madridi po planifikon të përforcohet në repartin defanziv për sezonin e ardhshëm.

“Los Blancos” ia kanë vënë syrin mbrojtësit të majtë të Bayern Munichut, David Alaba.

Për këtë siguron mediumi “Le10sport”, përcjell “Gazeta Express”.

Përfaqësuesi austriak pëlqehet nga trajneri Zinedine Zidane, i cili e do lojtarin në “Santiago Bernabeu”.

Alaba ka kontratë me gjigantin bavarez deri në vitin 2021.

Por, nuk përjashtohet mundësia që futbollisti të largohet nga “Allianz Arena” gjatë verës që vjen.

Reali e ka ndërmend ta shesë Marcelon, i cili mund të përfundojë në Juventus, dhe ta transferojë Alaban. /Gazeta Express/