Reali i 'verbuar', çfarë ka humbur me shitjen e Achraf - Gazeta Express
string(51) "reali-i-verbuar-cfare-ka-humbur-me-shitjen-e-achraf"

Gazeta Express

02/07/2020 18:14

Reali i ‘verbuar’, çfarë ka humbur me shitjen e Achraf

Gazeta Express

02/07/2020 18:14

Në Spanjë Real Madridi është duke u kritikuar nga të katërta anët per largimin e Hakimit

Edhe zyrtarisht, Achraf Hakimi është trasnferuar në Inter për 40 milionë euro.

Lexo Edhe:

Ai ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me Interin ku do të fitojë 5 milionë euro në sezon.

Pas dy sezoneve në Dortmund duke shkëlqyer, të gjithë mendonin se Achraf e ka vendin në ekipin e Zinedine Zidane, por ndodhi e kundërta.

Megjithatë, në Spanjë mediat raportojnë për një gabim që ndoshta nesër Reali do të pendohet shumë që nuk e ka në skuadër një ndër mbrojtësit më të mirë në botë, edhe me statistika.

Achraf do të përshtatet shumë në formacionin e Antonio Contes, për faktin se luan 3-5-2.

Raportohet se Achraf u largua pasi Zizu ia bëri të qartë se Carvajal është startues i padiskutueshëm.

Kështu, pas largimit të Achraf, në Spanjë raportohet se Alvaro Odriozola do të kthehet nga huazimi te Bayern Munich dhe do të jetë zëvendësues i Carvajalit. /Gazeta Express/