ZYRTARE: Interi e transferon Achrafin - Gazeta Express
string(36) "zyrtare-interi-e-transferon-achrafin"

ZYRTARE: Interi e transferon Achrafin

Gazeta Express

02/07/2020 16:40

Tashmë është zyrtare. Achraf është lojtar i Interit.

Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare të Real Madridit, që falënderon 21 vjeçarin që e ka veshur fanellën e bardhë që nga viti 2006, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Edhe Interi ka njoftuar për blerjen e marokenit për 40 milionë euro plus 5 të tjera bonuse.

Interi ka bërë të ditur se Achraf ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2025.

Hakimi do të fitojë 5 milionë euro në sezon për pesë vitet e ardhshme.

Ai sot vlerësohet si një ndër mbrojtësit më të mirë në botë pasi ka shkëlqyer për dy vite në huazim te Borussia Dortmundi ku ka shënuar 12 gola dhe ka dhuruar 17 asiste në 72 paraqitje. /Gazeta Express/