Real Madrid shtyn vendimet për Rudiger dhe Carvajal - Gazeta Express
string(51) "real-madrid-shtyn-vendimet-per-rudiger-dhe-carvajal"

Sport

Gazeta Express

26/12/2025 20:24

Real Madrid shtyn vendimet për Rudiger dhe Carvajal

Sport

Gazeta Express

26/12/2025 20:24

Real Madrid po përballet me vendime të rëndësishme për të ardhmen e disa lojtarëve të tyre me eksperiencë, ndërsa Dani Carvajal, Antonio Rudiger, David Alaba dhe Thibaut Courtois janë në vitin e fundit të kontratave.

Ndërsa rinovimi i Courtois është konfirmuar dhe Alaba pritet të largohet, e ardhmja e Carvajal dhe Rudiger mbetet ende e pasigurt.

Sipas raportimeve nga Mario Cortegana i The Athletic, vendimet për këta dy mbrojtës do të shtyhet deri më vonë gjatë sezonit, duke u bazuar te performanca dhe gjendja fizike e tyre.

Rudiger, 32 vjeç, ka mbetur i pafuqishëm për shkak të problemeve fizike dhe një largim drejt Arabisë Saudite mbetet një mundësi reale. Ndërkohë, Carvajal, kapiteni i Real Madrid, i cili do të mbushë 34 vjeç në janar, po rikuperohet nga një ndërhyrje në gju dhe pritet të rikthehet për Superkupën e Spanjës.

E ardhmja e tyre pas këtij sezoni do të vendoset vetëm më vonë gjatë kampionatit, duke lënë tifozët në pritje të një vendimi final. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement