Reagon ylli i NBA-së që u pezullua pasi e refuzoi vaksinën kundër Covid-19 - Gazeta Express

Basketboll

Gazeta Express

14/10/2021 15:42

Reagon ylli i NBA-së që u pezullua pasi e refuzoi vaksinën kundër Covid-19

Basketboll

Gazeta Express

14/10/2021 15:42

Brooklyn Nets ka marrë një vendim drastik, duke pezulluar basketbollistin e njohur Kyrie Irving, pasi ky i fundit ka refuzuar të vaksinohet dhe me një status të tillë, nuk mund të luajë në ndeshjet në New York, pasi e ndalojnë dispozitat ligjore anti-Covid 19.

Gjatë ditës së sotme ka reaguar edhe vetë 29-vjeçari, që ka deklaruar se vendimi i tij është tërësisht personal dhe se nuk do të dorëzohet, por do të ngrejë zërin për një kauzë të drejtë, që ka prekur edhe njerëz të tjerë.

Lexo Edhe:

“Zgjedhja ime nuk është politike dhe nuk prek as NBA-në e as ndonjë skuadër tjetër. Lidhet vetëm me jetën time dhe atë që unë dua të bëj, ndaj nuk kam ndërmend të tërhiqem apo të lë NBA-në, pasi kam ende shumë punë për të bërë. Unë do të ngre zërin, pasi askush nuk mund të ma marrë atë, Do të flas edhe për mijëra njerëz që humbin vendin e punës, pasi kanë zgjedhur të mos injektojnë vaksinën në trupin e tyre”, tha Irving.

“Është një situatë e beftë për mua, pasi vendimi im për të mos u vaksinuar, nuk ishte problem për klubin para se të fillonte sezoni, por u bë pikërisht tani. Megjithatë kush mendon se duhet të dorëzohem, gabohet”, shtoi basketbollisti i njohur amerikan.