Reagon Vjosa Osmani, thotë se paraqitja në Kuvend me Albin Kurtin ishte rastësi - Gazeta Express
string(78) "reagon-vjosa-osmani-thote-se-paraqitja-ne-kuvend-me-albin-kurtin-ishte-rastesi"

Reagon Vjosa Osmani, thotë se paraqitja në Kuvend me Albin Kurtin ishte rastësi

Gazeta Express

13/12/2019 13:27

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka deklaruar se regjistrimi në Kuvendin e Kosovës bashkë me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, ka qenë thjesht një koincidencë, raporton Express.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Osmani ka thënë se ka shkuar që të regjistrohet në kohën që i është sugjeruar nga administrata e Kuvendit dhe se mesazhet politike i bën të qarta brenda organeve vendimmarrëse të LDK-së e jo nëpërmjet fotografive.  

Lexo Edhe:

“Mesazhet politike për partinë time unë i bëjë të qarta përbrenda organeve tona vendimmarrëse dhe as nëpërmjet fotografive e as në mënyrë të tërthortë. Qëndrimet tona politike janë ndërtuar me përkrahjen unanime të organeve të LDK-së”, ka shkruar Osmani.

Ndryshe, Osmani dhe Kurti janë parë në hollin e Kuvendit të Kosovës duke vënë nënshkrimet e tyre si deputetë të ardhshëm të legjislaturës së VII-të. /Gazeta Express