Reagon Albulena Kadriu: Qe pse gratë vazhdojnë me nejt me një shkër*atë që i torturon vazhdimisht - Gazeta Express
string(95) "reagon-albulena-kadriu-qe-pse-grate-vazhdojne-me-nejt-me-nje-shkerate-qe-i-torturon-vazhdimisht"

Reagon Albulena Kadriu: Qe pse gratë vazhdojnë me nejt me një shkër*atë që i torturon vazhdimisht

Gazeta Express

27/07/2020 10:07

Edhe nje gru e vrame prej burrit. 34 vjet. 1 vjet ma shume se une, e mu me doket vetja e re. Jeta e saj ka perfundu, e bashke me te edhe andrrat, deshirat e krejt planet e saj. Kjo sepse nje burre ka vendos qe nuk eshte mjafte burre nese gruse se tij nuk ia mbyll gojen perjetesisht me nje shufer metalike. Mediat nuk kane raportu nese ka pas dhune vazhdimisht, por mundem me i shti durte ne zjem se kjo nuk ka qene hera e pare. Sa here qe lexoj raste te tilla e perjetoj nje shtrengim ne gjoks dhe nje pafuqi per te nderru situaten. E tani me bjen ne mend qe duhet me shkrujt. Me shkrujt sa te muje sepse nuk ka ndihme ma te madhe se me i ndihmu dikujt me kuptu dicka qe une e di shume moti. Qe shkencat sociale e kane konfirmu shume moti! Qe tingellon si klishe por nuk eshte: dhuna nuk eshte mjet per me i zgjidh konfliktet! Perserite: dhuna nuk eshte mjet per me i zgjidh konfliktet.

Atehere pyetja eshte keshtu:

Lexo Edhe:

Pse cikat apo grate rrine me burra abuzues dhe dhunues? Nese ato vazhdimisht perjetojne dhune fizike dhe psiqike, pse qendrojne me ata burra?

Ka disa pergjigje ne kete pyetje andaj po i listoj me poshte. E di se nuk jane te gjitha, por jane arsyet kryesore pse nje grua perfundon e vdekur e nuk arrin me dal prej asaj situate. Nuk arrin as me dal, e as me u plake mjaftushem me i tregu mbesave e nipave se qysh ajo kohe ma pare kur ka qene ne nje situate kaq te keqe e ka gjate forcen me mbijetu e me ardh ne kete per me iu tregu.

1. Sepse shumica e cikave dhe grave ne rrethin tone jane rritur me idene se per nje shuplake nuk ndahet gruaja prej burrit!

2. Sepse edhe nese ndahesh prej tij, a po mendon se ai tjetri nuk ka me qene i njejte a?

3. Sepse nese ndahesh femijet e tu kane me mbet rruges, e nuk ka me pas kush me u kujdes per ta.

4. Sepse nese kthehesh tek baba ka me te thane “me kone e mira i kishe ndreq punte me burrin tone, e nuk e kishe bo te madhe per nje shuplake. Nervoz u kone. Nuk o burre ai qe nuk e rreh grune”.

5. Sepse nese s’kthehesh te baba ti ne fakt nuk ki ku shkon. Je e papune dhe nuk je ne gjendje as veten as femijet me i mbajte!

6. Sepse edhe nese je ti viktime dhe ke perjetu tortura te ndryshme e ke duru shume gjate, prape eshte faji yt. Nese ju kujtohet nje artikull me heret qe e pata shkru. Nuk ka faj hajni, po ai djali qe u vesh mire dhe e ka provoku hajnin. Nese nuk kish dashte ai djali me iu vjedh ora, me siguri se nuk e kish vnu hic.

7. Sepse pasi ke duru kaq gjate dhe ia ke fal kaq shume here, nuk ia vlen kete here me u prish! Edhe pse kjo “here” eshte e 35 here…

8. Sepse ke frike se femija yt ka me te gjyku si nane e keqe, nese s’ke pranu me perjetu dhune vazhdimisht vetem per shkakun e tij!

9. Sepse ti do te kategorizohesh si lavire nese ndahesh prej burrit, s’ka lidhje cfare burri ka qene ai. Gjykimi ndalon vec te fakti qe je nda!

10. Sepse nana, tejza, gjyshja te thojne “me u pas nda na prej burrit per shuplaka e per dajak, asnjona tash nuk ishim kone te martume. Te martume jo se jo, po garant as gjalle. Ku ki guxue ti me u nda prej burrit. Po hajt cika jeme se kalojne keto sene!”

Perderisa ne po mundohemi me te mire qe te vetedijesojme rrethin tone se nuk duhet perdore dhuna, vajzat e grate tona vec po vriten. Nuk kemi kohe me per kete si mjet kryesor sepse po na kushton shume shtrenjte. Duhet te jene sistemet shteterore ato qe marrin masa te perpikta dhe pa diskutim. Duhet qe secila grua te jete ne gjendje te mbeshtetet plotesisht ne faktin se sa here qe te kete nevoje policia do te jete aty per te, brenda minutave. Qe ata do ta pergezojne per guximin e qe do t’i thone se do te sigurohen qe do te jete hera e fundit qe ky dhunues do te kete mundesi te jete i tille.