Reagimi i parë i qeverisë Kurti pas kërkesës së QUINT'it për t’i lejuar serbët e Kosovës të votojnë në referendum - Gazeta Express
string(111) "reagimi-i-pare-i-qeverise-kurti-pas-kerkeses-se-quintit-per-ti-lejuar-serbet-e-kosoves-te-votojne-ne-referendum"

Reagimi i parë i qeverisë Kurti pas kërkesës së QUINT’it për t’i lejuar serbët e Kosovës të votojnë në referendum

Lajme

Gazeta Express

14/01/2022 10:53

Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, thotë se nuk po i mohohet asnjë qytetari të Serbisë në Kosovë e drejta e votimit në referendum pasi janë dy mundësi votimi përmes postës dhe Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë. Kjo pasi BE-ja dhe QUINT-I i kanë bërë thirrje qeverisë që t’i lejojë serbët të votojnë në referendumin që do të mbahet në Serbi, raporton Gazeta Express.

Ahmeti ka thënë se çdo kërkesë tjetër e Serbisë është pretekst në destabilizimin e vendit.

Lexo Edhe:

“E drejta e votimit nuk po i mohohet asnjë qytetari të Serbisë në Republikën e Kosovës. Por, kjo e drejtë nuk mund të manifestohet duke shkelur sovranitetin e vendin. Përderisa janë dy mundësi të lehta votimi për këta qytetarë, nëpërmjet postës dhe nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Republikën e Kosovës, çfarëdo kërkese shtesë nga Serbia është vetëm preteks për destabilizim eventual të vendit e rajonit”, ka shkruar Ahmeti.

Sipas Ahmetit kërkesat e paarsyeshme të Serbisë nuk mund të legjitimohen nga praktikat e kaluara.

“Njohja e së drejtës së dikujt, nuk duhet të bëhet në kurriz të së drejtës së tjetrit. Prandaj, këto kërkesa të paarsyeshme të Serbisë nuk mund të legjitimohen nga praktikat e kaluara të cilat kanë shkelur sovranitetin e vendit. Serbia nëpërmjet këtyre kërkesave ka si synim vetëm legjitimin e destabilizimit eventual të veriut të Republikës së Kosovës dhe të rajonit”, ka shkruar ai.