Raportohet se ky është viktima e atentatit në rrugën C në Prishtinë - Gazeta Express
string(67) "raportohet-se-ky-eshte-viktima-e-atentatit-ne-rrugen-c-ne-prishtine"

Raportohet se ky është viktima e atentatit në rrugën C në Prishtinë

Lajme

Gazeta Express

15/06/2023 6:57

Një person është vrarë me armë zjarri mbrëmë në rrugën ‘C’ në Prishtinë. Raportohet se viktima është Blerim Daci.

Blerim Daci është i njohur për organet e drejtësisë, pasi ka qenë i përfshirë në trafikun e drogës.

Lexo Edhe:

Insajderi ka mësuar se në veturën që është kryer krimi dhe u largua nga vendi i ngjarjes ndodheshin me shumë se një person. Ata kishin ikur në drejtim të Graçanicës, por Policia nuk ka arritur qe ti kapë. Sipas burimeve, vetura me të cilën dyshohet se u krye krimi, është gjetur e djegur nga Policia.

Në automjetin që të dyshuarit ia vënë flakën, zyrtarët policorë kanë gjetur dy kallashnikovë, armë këto të cilat dyshohen se janë përdorur për vrasjen e viktimës.

Nga Policia e Kosovës kanë thënë se rasti është duke u hetuar.

“Rreth orës 20:00, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “C” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para të marra nga mjekët emergjent është konfirmuar se një person është pa shenja jete. Policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarve të implikuar në rast”, ka konfirmuar policia.