Raportohet për 45 palestinezë të vrarë pranë një pike ndihmash në Gaza - Gazeta Express
string(46) "raportohet-per-45-palestineze-te-vrare-ne-gaza"

Lajme

Gazeta Express

17/06/2025 10:49

Raportohet për 45 palestinezë të vrarë pranë një pike ndihmash në Gaza

Lajme

Gazeta Express

17/06/2025 10:49

Ndërsa vëmendja botërore është përqendruar tek konflikti Izrael-Iran, ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi, ka thënë se të paktën 45 persona janë vrarë pranë një pike ndihmash në Gaza.

Sipas ministrisë dhjetëra palestinezë janë vrarë dhe shumë më tepër janë plagosur në incidentin më të fundit vdekjeprurës afër një pike shpërndarjeje ndihmash në Gaza, e menaxhuar nga Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF), një organizatë e mbështetur nga Izraeli dhe SHBA.

BBC shkruan se ky mund të jetë incidenti më vdekjeprurës deri tani në serinë e gjuajtjeve të përditshme që po ndodhin pranë pikave të ndihmave në Gaza.

Ndërkohë, sipas dëshmitarëve forcat izraelite hapën zjarr dhe granatuan një zonë pranë një kryqëzimi në lindje të qytetit jugor Khan Younis, ku mijëra palestinezë ishin mbledhur me shpresën për të marrë ndihma ushqimore.

Të hënën, shefi i të drejtave të njeriut të OKB-së, Volker Turk, ka thënë se Izraeli po e përdor ushqimin si armë dhe bëri thirrje për një hetim mbi të shtënat pranë qendrave të ndihmës së GHF-së.