Raportimet për rritjen e çmimit të naftës, MINT me inspektime në terren - apelon qytetarët të lajmërojnë parregullësitë - Gazeta Express
string(116) "raportimet-per-rritjen-e-cmimit-te-naftes-mint-me-inspektime-ne-terren-apelon-qytetaret-te-lajmerojne-parregullesite"

Lajme

Gazeta Express

22/06/2025 19:09

Raportimet për rritjen e çmimit të naftës, MINT me inspektime në terren – apelon qytetarët të lajmërojnë parregullësitë

Lajme

Gazeta Express

22/06/2025 19:09

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, njofton për intensifikim në mbikëqyrjen në sektorin e derivateve të naftës, përmes Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut.

Ky veprim ka ardhë pas raportimeve për rritjen e çmimit të naftës, pasi Amerika goditi Iranin.

“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka për qëllim mbrojtjen e konsumatorit, rritjen e transparencës dhe mbrojtjen e konkurrencës, si dhe menjanimin e çrregullimeve në treg, përmes inspektimeve të tregut dhe rregullimit të çmimeve të produkteve të naftës.

Në këtë qëllim, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, ka intensifikuar inspektimet në terren, ndaj operatorëve ekonomikë, që merren me tregtimin e derivateve të naftës në të gjithë vendin, gjatë gjithë javës e madje edhe sot me katër (4) ekipe”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

“Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, sot do të sjell raportin përfundimtar të inspektimeve në terren ndaj operatorëve ekonomikë që merren me tregtimin e derivateve të naftës”, vijon tutje ministria.

“Ftojmë qytetarët që të raportojnë çdo parregullsi apo mashtrim të mundshëm, përmes kanaleve tona të komunikimit: Duke telefonuar në numrin pa pagesë: 0800 11000 apo përmes e-mailit zyrtar, Email: [email protected]”, apelon ministria.