Ukraina ka paralajmëruar se Rusia pothuajse e ka përfunduar grumbullimin e trupave që mund të përdoren në sulm kundër saj. Sipas një raporti të inteligjencës, shifra e ushtarëve rusë afër kufirit është mbi 127.000.
“Fuqia e plotë e grupit tokësor të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse në drejtim të Ukrainës – mbi 106.000 pjesëtarë. Së bashku me forcat detare e ajrore, numri i përgjithshëm i personelit është mbi 127.000 ushtarë”, thuhet në vlerësimin e inteligjencës së Ministrisë së Mbrojtjes në Ukrainë.
Sipas raportit, situata është e vështirë dhe Ukraina beson se Rusia “po përpiqet që t’i ndajë dhe t’i dobësojë Bashkimin Evropian dhe NATO-n”, shkruan CNN, përcjell Gazeta Express.
Vlerësimi i inteligjencës thotë se veprimet e Rusisë gjithashtu kanë për qëllim që t’i kufizojnë kapacitetet e Shteteve të Bashkuara “për ta garantuar sigurinë në kontinentin evropian”.
Raporti i inteligjencës së Ukrainës vjen pas tri rundeve të bisedimeve diplomatike javën e kaluar mes Rusisë dhe Perëndimit, të cilat u zhvilluan me qëllim të lehtësimit të krizës rreth Ukrainës, por të cilat nuk prodhuan ndonjë zgjidhje.
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...