Raporti Botëror i Pasurisë: Shtohen dy milionë milionerë të rinj brenda një viti - Gazeta Express
string(79) "raporti-boteror-i-pasurise-shtohen-dy-milione-milionere-te-rinj-brenda-nje-viti"

Lajme

Gazeta Express

05/06/2026 8:03

Raporti Botëror i Pasurisë: Shtohen dy milionë milionerë të rinj brenda një viti

Lajme

Gazeta Express

05/06/2026 8:03

Tregjet e aksioneve në rritje të hovshme kanë zgjeruar ndjeshëm “klubin” e milionerëve të dollarit në mbarë botën. Brenda një viti, numri i tyre është rritur me gati 2 milionë.

​Sipas raportit të fundit vjetor «World Wealth Report» nga kompania konsulente Capgemini, në mbarë botën numërohen 25.3 milionë njerëz që zotërojnë një pasuri të investueshme prej të paktën 1 milion dollarësh. Kjo shënon një rritje prej 8.7% krahasuar me vitin paraprak.

Pasuria totale e njerëzve më të pasur në botë ka shënuar rritjen më të madhe historike brenda një viti, duke u rritur me 8.7% dhe duke kapur shifrën rekord prej 98,300 miliardë dollarësh.

​Si paraqitet situata në Zvicër dhe Evropë?

​Në Zvicër, numri i individëve me pasuri të lartë arriti në gati 502,000 persona (një rritje prej 2.6%). Së bashku, ata zotërojnë një pasuri prej rreth 1,607 miliardë dollarësh (+4%).

​Sipas studimit, një nga faktorët kryesorë që ka nxitur rritjen e pasurisë në Zvicër është shtrenjtimi i vazhdueshëm i çmimeve të pasurive të paluajtshme.

​Në Evropë, Gjermania dallohet me një rritje të fortë prej mbi 11% të numrit të milionerëve. Ndërsa Franca (+2.7%) dhe Britania e Madhe (+2.6%) ndjekin një trend të ngjashëm me atë të Zvicrës.

​SHBA-ja mbetet e para, rritje galopante për “super-të-pasurit”

​Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të kryesojnë listën: numri i milionerëve atje u rrit me 9.1%, duke arritur në 8.7 milionë – një rritje më e shpejtë se në çdo vend tjetër. Rritje të ndjeshme kanë shënuar edhe Japonia (e rreshtuar e dyta) dhe Kina (në vendin e katërt).

​Katër vendet me numrin më të madh të milionerëve (SHBA, Japonia, Gjermania dhe Kina) përbëjnë pothuajse dy të tretat (65.7%) e të gjithë milionerëve në nivel global.

​Në kuadër të këtij zhvillimi, grupi që u rrit më së shpejti globalisht – me një shkallë prej 9.4% – ishin “super-të-pasurit”, respektivisht individët me një pasuri të investueshme prej të paktën 30 milionë dollarësh.

Advertisement
Advertisement
Advertisement