Ramush Haradinaj i AAK-së me pasuri milionëshe e të hyra mbi 112 mijë euro në vit - Gazeta Express
string(81) "ramush-haradinaj-i-aak-se-me-pasuri-milioneshe-e-te-hyra-mbi-112-mije-euro-ne-vit"

Lajme

Gazeta Express

23/05/2026 20:42

Ramush Haradinaj i AAK-së me pasuri milionëshe e të hyra mbi 112 mijë euro në vit

Lajme

Gazeta Express

23/05/2026 20:42

I pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pasuri milionëshe.

Sipas deklarimit të pasurisë për vitin 2025, ai ka tri shtëpi që kapin vlerën e 842 mijë eurove, si dhe një tjetër shtëpi në pronësi të përbashkët me vlerë 270 mijë euro.

Ai ka deklaruar se zotëron tokë në vlerë afër 61 mijë euro, si dhe një parcelë në vlerë mbi 14 mijë euro.

Në kuadër të pronësisë së përbashkët, Haradinaj ka deklaruar edhe një banesë me vlerë afër 525 mijë euro dhe një vilë në vlerë 120 mijë euro.

Sipas regjistrit të deklarimit të pasurisë, ai posedon një veturë në vlerë 19 mijë euro dhe është bashkëpronar në një kompani, ku vlera e aksioneve është deklaruar 500 euro.

Sa i përket mjeteve financiare, ai ka deklaruar afër 24 mijë euro para të gatshme, ndërsa detyrimet financiare arrijnë në 78 mijë euro.

Të ardhurat vjetore të deklaruara të tij dhe bashkëshortes kapin vlerën prej 112 mijë e 473.23 euro, ku hyjnë paga dhe të hyrat nga qiratë.

Për më shumë ndiqeni emisionin “Kosova vendi i dytë në Evropë për varfëri, por me politikanë të pasur”, në TV dhe platformat online të “Betimi për Drejtësi”

Advertisement
Advertisement
Advertisement