Ramadani regjistrohet si deputet: Siguria Kombëtare mbetet thelb i angazhimit tim politik - Gazeta Express
string(88) "ramadani-regjistrohet-si-deputet-siguria-kombetare-mbetet-thelb-i-angazhimit-tim-politik"

Lajme

Gazeta Express

05/08/2026 12:30

Ramadani regjistrohet si deputet: Siguria Kombëtare mbetet thelb i angazhimit tim politik

Lajme

Gazeta Express

05/08/2026 12:30

Burim Ramadani është regjistruar sot si deputet i Aleancës në Kuvendin e Kosovës, në kuadër të Legjislaturës së 11-të.

Përmes një deklarate, Ramadani tha se shërbimi për sigurinë kombëtare mbetet në qendër të angazhimit të tij publik dhe politik.

“Siguria e mbrojtja duhet të na bashkojnë secilin e secilën,” u shpreh ai.

Ramadani rikthehet në Kuvend pas 12 vjetësh, pasi më herët kishte ushtruar mandatin e deputetit në Legjislaturën e 4-të. Ai theksoi se besimi i qytetarëve i ka mundësuar rikthimin në institucionin ligjvënës.

Si nënkryetar i Aleancës, Ramadani u shpreh krenar për, sipas tij, vendosmërinë e partisë për të garantuar dhe promovuar sigurinë kombëtare, si dhe për të përfaqësuar interesin e qytetarëve.

Advertisement
Advertisement
Advertisement