string(80) "ramadani-nuk-na-duhet-eulex-i-zgjatja-e-mandatit-zvogelon-sovranitetin-e-kosoves"

Lajme

Gazeta Express

23/05/2025 22:06

Ramadani: Nuk na duhet EULEX-i, zgjatja e mandatit zvogëlon sovranitetin e Kosovës

Lajme

Gazeta Express

23/05/2025 22:06

Ish-inspektori i përgjithshëm i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani ka vlerësuar se zgjatja e mandatit të e EULEX edhe për dy vite, e zvogëlon sovranitetin e Kosovës.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Ramadani tha se Kosova ka kapacitete të mjaftueshme policore për rend publik.

Postimi i plotë:

Nuk na duhet EULEX-i, zgjatja e mandatit deri më 2027 zvogëlon sovranitetin e Kosovës.
Sa më shumë EULEX, aq më pak sovranitet. Sepse, Kosova ka kapacitete të mjaftueshme policore për rend publik. S’ka nevojë për EULEX.
“… EULEX-i sërish, me shpejtësi u përshtat, dhe dua t’u përgëzoj për punën, në veçanti për njësitë e policisë këtu në Mitrovicë, ku rendi publik ka qenë më në rrezik, si edhe në pjesë të tjera të vendit…”, paska thënë sot Kaja Kallas, Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë.
Në vitin 2018, kapaciteti i EULEX-it ishte zvogëluar në minimum.