string(117) "ramadani-bislimit-per-cfare-po-shkon-ne-dialog-me-serbine-rri-se-ske-legjitimitet-smund-te-flasesh-ne-emer-te-kosoves"

Lajme

Gazeta Express

02/06/2025 15:57

Ramadani – Bislimit: Për çfarë po shkon në dialog me Serbinë? Rri se s’ke legjitimitet, s’mund të flasësh në emër të Kosovës

Lajme

Gazeta Express

02/06/2025 15:57

Burim Ramadani, një njohës i çështjeve të sigurisë, ish kryeinspektor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, e ka pyetur zëvendëskryeministrin në detyrë të Kosovës, Besnik Bislimi se çfarë përfaqëson ai në dialog me Serbinë.

Ai tha se zëvendësi i Albin Kurtit nuk ka “legjitimitet politik e qytetar” për t’u marrë me dialogun, pasi Bislimi po qëndron në Bruksel me ftesë të emisarit europian për dialogun, Peter Sorensen.

“Besnik Bislimi, çka përfaqëson ti në Dialog me Serbinë? Nuk ke legjitimitet politik e qytetar. Qeveria ka përfunduar mandatin (siç e ka përsëritur shumë herë z. Kurti kur janë certifikuar rezultatet e zgjedhjeve)”, shkroi Ramadani në një postim në Facebook.

“Ti as nuk ke garuar për deputet. Asnjë votë nuk e ke dhe aktualisht shërben në një strukturë që e ka përfunduar mandatin. Apo, siç ju referohet BE—ja “outgoing Government”. Dmth Qeveri në largim. Për çfarë po shkon në dialog? Çfarë obligimesh ke(ni)?”, pyeti ai.

“Rri në Prishtinë zotëri ose shëtit kah të duash (çështje e jotja!), por mos shko në emër të Kosovës në dialog me Serbinë! S’ke as legjitimitet e as legalitet. Thjesht, nuk mund të flasësh në emër të Kosovës!”, shkroi Ramadani.