Ramadani: Avaz i vjetër i VV’së për përçarje, Ardian Gjini ka qenë në rreshtat e UÇK-së, s’e ka përdorur luftën asnjëherë - Gazeta Express
string(116) "ramadani-avaz-i-vjeter-i-vvse-per-percarje-ardian-gjini-ka-qene-ne-rreshtat-e-uck-se-se-ka-perdorur-luften-asnjehere"

Lajme

Gazeta Express

08/05/2026 14:30

Ramadani: Avaz i vjetër i VV’së për përçarje, Ardian Gjini ka qenë në rreshtat e UÇK-së, s’e ka përdorur luftën asnjëherë

Lajme

Gazeta Express

08/05/2026 14:30

Burim Ramadani nga Aleanca për Ardhmërinë  e Kosovës tha se fushata kundër deklaratave të bashkëpartiakut të tij, Ardian Gjini, i cili këto zgjedhje është i propozuari i AAK’së për kryeministër, është avaz i vjetër “i përçarësve të Vetëvendosjes”.

“Me pafytyrësinë më të madhe, paskan vazhduar të thurrin përralla e të bëjnë paralele me Serbinë për njerëzit që llogaritë me Serbinë i kanë kryer që në vitet e 90-ta. Po mundoheni me i bë “spin” deklaratat e Ardian Gjinit, ani pse ju e të gjithë qytetarët e dinë mirë që ai asnjëherë se ka përdor luftën, as s’ka dalë me u shitë hero, e këtë e ka bë prej modestisë e njerëzillakut që e ka e që ja njohin të gjithë”.

Ramadani tha Gjini ka qenë në UÇK dhe se ai s’mund të njolloset nga “makineria e propagandës”.

“Po me juve definitivisht s’ka modesti. Ardian Gjini ka qenë në rreshtat e UÇK-së kur ka kërcitë pushka, e pjesë e të gjitha proceseve shtet ndërtuese të Kosovës.  Ardian Gjini nuk njolloset me asnjë makineri të propagandës. Të njëjtën metodë e përdorët me luftëtarin ekzemplar shqiptar Ramush Haradinajn, duke mos ia kursyer as vëllezërit heronj, as lotët e nanës Rukë. Por, Ramushi e Ardiani po ua zhveshin në themel propagandën tuaj përçarëse! Të gjithë qenkan me Serbinë sipas jush, përpos Hibridave tuaj që tash e sa kohë propagandojnë zi e terr! E turpshme!”.

Ramadani në fund kërkoi të ndalet kjo fushatë.

“Ndaleni këtë gjuhë të fëlliqtë e këtë përçarje. Mjaft folët për Serbinë prej kolltukëve të pushtetit, sepse argati asaj i bëhet kur e leni Kosovën pa miq e pa institucione, të bllokuar e të varfëruar, veç për teket tuaja për monopol absolut. Duheni me qenë njerëz së pari, pastaj mundeni të bëni fushatë të ndershme”.

Së fundi, Gjini bëri disa deklarata kundër pushtetit, duke thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka rrëshqitur në totalitarizëm.

“Nëse një i zgjedhur i popullit në një moment të caktuar i ka fitu 50% të votave thotë se ose bëhet qysh po them unë ose hiç, është problem, atëherë kemi rrëshqitje në sistem tjetër … është totalitarizëm total”, tha ai.

Gjini po ashtu kishte folur edhe për partneren e Kurtit në koalicion, Donika Gërvalla, për të cilën tha se edhe si bijë e heroit kur e shkel ligjin duhet të ndëshkohet.

Advertisement
Advertisement
Advertisement