string(112) "rama-thirrje-shqiptareve-ne-greqi-merrni-zarfin-dhe-votoni-fusim-shqiperine-ne-be-njohje-automatike-e-pensioneve"

Shqiperi

Gazeta Express

03/05/2025 12:43

Rama thirrje shqiptarëve në Greqi: Merrni zarfin dhe votoni! Fusim Shqipërinë në BE, njohje automatike e pensioneve

Shqiperi

Gazeta Express

03/05/2025 12:43

Jemi vetëm një javë larg zgjedhjeve të 11 majit dhe nga rreth 68 mijë zarfe të dërguara në Greqi, sipas KQZ janë kthyer në Shqipëri vetëm 17,629 zarfe.

Gjatë një takimi përmbyllës në Gjirokastër, kreu i qeverisë Edi Rama u bëri thirrje emigrantëve shqiptarë që të marrin zarfet dhe të shprehin vullnetin e tyre për të përmbushur një mision historik, atë të anëtarësimit të vendit në BE.

Duke u ndalur te marrëveshja e pensioneve me shtetin grek, Rama tha se negociatat kanë nisur por procesi është i vështirë dhe nuk dihet se sa vite mund të zgjasë.

Ndërsa me anëtarësimin e vendit  në BE, shtetasve shqiptarë që kanë jetuar dhe punuar për vitet të tëra në Greqi, u njihet automatikisht pensioni.

Rama: Do t’iu lutesha të gjithë atyre që janë regjistruar, të marrin zarfin, të marrin votën, për t’iu dhënë fëmijëve të tyre në Greqi dhe vetes së tyre pasaportën evropiane. Shqiptarët e Greqisë janë ata që mund ta kuptojnë më mirë se çfarë do të thotë kjo pasaportë. U them atyre që janë në Greqi, shumica e të cilëve, janë nisur pa rroba në trup, që sot jetojnë me ankthin e njohjes së pensionit, a do t’i njihet sakrifica e tmerrshme e gjithë atyre viteve apo jo, sepse kanë punuar, kanë mbajtur në këmbë ekonominë e Greqisë, është koha të shikojnë gjithë këto lot, gjithë këtë djersë, ndarjen me vendin amë, a do kthehet në një pension. Njohja e pensioneve bëhet me negociata, me marrëveshje. Ne kemi bërë 22 marrëveshje, mbyllëm dhe atë me Italinë, kjo me Greqinë është më e vështira, kemi filluar negociatat, kemi një marrëdhënie shumë pozitive me Greqinë, por nuk e dimë sa kohë mund të marrë. Por nëse ne mbyllim negociatat me BE-në në 2027 dhe nëse bëhemi anëtarë të BE-së brenda kësaj dekade, kjo pasaportë në Greqi bën njohjen automatike të pensioneve.