Rama takon përfaqësuesin e Norvegjisë për Ballkan: Diskutuam për nevojën e institucioneve të forta dhe lidershipit që ndërton besim, jo ndarje - Gazeta Express
string(140) "rama-takon-perfaqesuesin-e-norvegjise-per-ballkan-diskutuam-per-nevojen-e-institucioneve-te-forta-dhe-lidershipit-qe-nderton-besim-jo-ndarje"

Lajme

Gazeta Express

18/06/2026 19:01

Rama takon përfaqësuesin e Norvegjisë për Ballkan: Diskutuam për nevojën e institucioneve të forta dhe lidershipit që ndërton besim, jo ndarje

Lajme

Gazeta Express

18/06/2026 19:01

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, njofton se sot ka takuar Eirik Nestås Mathisen, Përfaqësues Special i Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor.

Rama thotë se në takim diskutuan për Kosovën, “për nevojën e institucioneve të forta dhe lidershipit që ndërton besim, jo ndarje. Në një kohë kur rajoni përballet me sfida të shumta, partneriteti me miqtë që kanë qenë pranë nesh në momentet më të rëndësishme mbetet i pazëvendësueshëm”, shprehet Rama.

“Norvegjia nuk ka qenë vetëm një mbështetëse e Kosovës, por një zë i qëndrueshëm për paqe, demokraci dhe stabilitet. Pikërisht për këtë, biseda me z. Mathisen ishte një kujtesë se marrëdhëniet më të forta ndërtohen mbi besimin, respektin dhe vlerat e përbashkëta”, thekson ai.

Postimi i plotë:

Advertisement
Advertisement
Advertisement