Kryeministri Edi Rama shprehet se po vijojnë me ritme të mira punimet në segmentin Elbasan – Papër, pjesë e Korridorit 8.
Ai ndau sot në rrjetet sociale momente nga puna në kantierin e rrugës në Lotin 2.
Deri tani realizimi fizik i projektit, sipas Ramës ka arritur në masën 46%.
Kryeministri vlerësoi se ky investim do të përmirësojë qarkullimin rrugor me kushte e standarde të larta sigurie.