Rama për Euronews: Çështja e Detit zgjidhet në Gjykatën Ndërkombëtare, shmangim kurthet e politikës vendore - Gazeta Express
string(105) "rama-per-euronews-ceshtja-e-detit-zgjidhet-ne-gjykaten-nderkombetare-shmangim-kurthet-e-politikes-vendore"

Rama për Euronews: Çështja e Detit zgjidhet në Gjykatën Ndërkombëtare, shmangim kurthet e politikës vendore

Gazeta Express

16/09/2020 20:09

Kryeministri shqiptar Edi Rama theksoi për mikrofonin e Euronews Greece, se dy janë mundësitë për zgjidhjen e çështjes së detit mes Shqipërisë dhe Greqisë, ose ndërmjetësim nga një vend i tretë, ose në gjykatë. Kjo është zgjidhja më e mirë për kryeministrin që eliminon sipas tij edhe reagimet nacionaliste lokale.

“Është shumë e thjeshtë. Vende në këto rrethana kanë zgjedhur një vend tjetër miqësor dhe konsensual për ndihmë, të lehtësojë dialogun por nga ana tjetër kanë përdorur edhe Gjykatën Ndërkombëtare të së Drejtës. Kjo është një ide e vjetër dhe është një mundësi që gjithmonë e kam menduar si më të mirën për të shmangur kurthet e politikës vendore, ndezjen e qëllimeve nacionaliste dhe patriotizmit të rremë, thjesht duke na ndarë dhe duke krijuar keqkuptime mes popujve tanë”, tha ai.  

Lexo Edhe:

Sa për zgjerimin e Greqisë me 12 milje, Rama e cilësoi si një të drejtë që i vjen nga Konventa e Detit, por nuk aplikohet në rastin e Shqipërisë.

“Është e drejtë e Greqisë dhe është e bazuar në Konventën Ndërkombëtare të se Drejtës së Detit në të cilën shumë qartë thuhet se çdo vend mund të zgjerojë kufirin e tij brenda zonës detare aty ku është e mundur. Qartësisht ky nuk është rasti me Shqipërinë dhe për këtë na duhet marrëveshja, pra është legjitime për Greqinë që ta thotë këtë”, theksoi ai.

Shefi i qeverisë tha për Euronews Greece se Greqia dhe Turqia janë të afta ta zgjidhin vetë konfliktin mes tyre dhe si mik i presidentit Erdogan, siguroi se ky i fundit nuk ka ndjenja antigreke.

“Presidenti Erdogan nuk ka ndjenja anti-greke. Sigurisht që ka probleme dhe eksperienca tregon se mes Turqisë dhe Greqisë ka një mënyrë për t’i zgjidhur ato përmes dialogut dhe përmes mirëkuptimit pa patur nevojë që të tjerë të ndërhyjnë sepse nuk bëhet fjalë vetëm për Greqinë dhe Turqinë por bëhet fjalë për Europën, bëhet fjalë për Turqinë si instrumenti për sigurinë për Europën dhe Greqinë që është pararojë e Europës në kufirin me Turqinë dhe të tjerët”, theksoi Rama.